Xhubleta shqiptare futet në UNESCO

Xhubleta, si veshje tradicionale shqiptare, është marrë nën mbrojtje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Xhubleta është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore si trashëgimi jomateriale.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

“Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen UNESCO-s” – ka thënë ajo.

“Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit”- ka shtuar ministrja.

Dosja për të shpallur xhubletën pasuri të trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s është dorëzuar vitin e kaluar.