Xhiro e 23-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës, vëmendja në Pejë

Këtë vikend zhvillohet xhiro e 23-të në kuadër të Supërligës së Basketbollit të Kosovë. Ndeshja kryesore e kësaj jave pritet të zhvillohet të dielën në Pejë.

Peja këtë edicion ka bilanc më të mirë se Prishtina, pejanët kanë 14 fitore dhe 7 humbje ndërsa skuadra nga Prishtina ka 11 fitore dhe 11 humbje.

Kjo do të jetë përballja e katër në mes të Pejës dhe Prishtinës, Në tre takimet e para dy fitore i kanë shënuar pejanët ndërsa prishtinasit kanë arritur të triumfojnë vetëm një herë.

Ky takim zhvillohet prej orës 19:00 dhe cilësohet si “El Clasico” i basketbollit kosovar.

Takimet tjera që priten të zhvillohen këtë vikend janë : Drita-Rahoveci,Bashkimi-Golden Eagle Ylli, dhe Prizreni 16- Trepça.

Dy takime pritet të zhvillohen të shtunën ndërsa dy të tjera të dielën.