Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen e 100-të për Kombëtaren e Zvicrës

Futbollisti më i ri i ekipit francez Lyon, Xherdan Shaqiri ka folur për mediat zvicerane për ndeshjen e tij të 100-të për kombëtaren e Zvicrës.

Ai ka thënë së ndeshja e 100-të është një numër shumë i mirë, raporton Blick.

“100 paraqitje, është numër i mirë. 100 ndeshje për shtetin, nuk është një eksperiencë që mund të të ndodhë çdo ditë si lojtar. Ky numër më bën krenar. Gjithmonë kam dashur të jap gjithçka për shtetin tonë”, është shprehur Shaqiri.

Ai shtoi se do të ishte shumë i lumtur nëse në ndeshjet e tij të 100-të do të kualifikohej me Zvicrën direkt për kampionatin botëror Katar 2024.

‘’Do të ishte e veçantë nëse do të kualifikoheshim direkt në Botëror në ndeshjen time të 100-të me Zvicrën kundër Bullgarisë në Itali”, tha mes të tjerash futbollisti me origjinë nga Kosova.

Ai po ashtu ka folur edhe për eksperiencën e tij tek skuadra franceze, Lyon.

‘’Doja të ndryshoja ekip një vit më parë, por në atë kohë Liverpooli nuk ishte dakord. Me pëlqeu më shumë vizioni i trajnerit të Lyonit, Peter Bosz. Ai luan futboll sulmues, i cili më përshtatet shumë. Doja një sfidë të re. Në Francë, është radha ime të kthehem 100 për qind në formë. Kam nevojë për shumë ndeshje”, tha mes të tjera ylli nga Kosova.

Shaqiri deri më tash ka pasur pesë paraqitje për Lyon duke shënuar edhe një gol.