
Formacionet e Zvicrës dhe Kosovës
29.3.2022 - 18:00
Kombëtarja e Kosovës ka bërë publik formacionin për ndeshjen kundër Zvicrës që ka nisur para pak minutave.
Kosova luan formacionin 4-3-3.
Në portë është Muriç. Vija e mbrotjes përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Mirlind Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Florent Hadergjonaj.
Në mesin e fushës Kosova ka startuar me Valon Berishën, Florian Loshajn dhe Blendi Idrizin.
Sulmi i Kosovës përbëhet nga Vedat Muriqi që ndihmohet nga Milot Rashica dhe Zymer Bytyqi.
Në mesin e 11 futbollistëve të Zvicrës në lojë janë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.