Xhelal Sveçla duke lundruar bashkë me Federatën për Kajakim në Liqenin e Ujmanit. Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Xhelal Sveçla e kalon të dielën duke lundruar në Ujman

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, këtë të diel e kaloi në Zubin Potok, te Liqeni i Ujmanit.

Ai tha se ditën e fundit të kësaj jave vendosi ta kalojë bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës duke lundruar.

“Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë” – tha Sveçla.

Tutje i pari i MPB-së tha se Liqeni i Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit, por edhe më gjerë.

Sveçla në fund të postimit të tij i falënderoi për ftesën dhe i përgëzoi për organizimin pjesëtarët e Federatës për Kajakim.