Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Xhafer Tahiri: Koalicionin LDK-LVV e filluam para dy viteve në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka dhënë mesazhe se koalicioni LVV-LDK mund të arrihet shumë shpejt.

Tahiri shkruan se koalicioni që ndodhi 2 vite më parë në Vushtrri, duhet të ndodhë tani edhe në nivel qëndror.

“Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodh tani në nivel qëndror. Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

LDK dhe LVV bashkëqeverisin në Komunën e Vushtrrisë pas zgjedhjeve komunale të vitit 2017.