Vushtrri, raportohet për një person të zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 shkurt në fshatin Begaj në Vushtrri është zhdukur një person.

Sipas Policisë, personi është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Ankuesi njofton se me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen  e tij, rasti vazhdon te hetohet” – thuhet në raport të policisë.