Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrri, gjendja civile do të punojë pa pauzë nga qershori në shtator

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka marrë vendim që zyrtarët e gjendjes civile do të punojnë edhe gjatë kohës së pauzës në ditët e punës, ndërsa të shtunave të punojnë nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Ky vendim është paraparë të vlejë nga 1 qershori deri më 30 shtator 2022.

“Ky vendim vjen si rezultat i rritjes së numrit të kërkesave për dokumente personale, veçanërisht për t’i ofruar shërbime mërgatës sonë”, ka njoftuar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.