Foto: Ilustrim

Vushtrri, arrestohet se shkroi "UÇK" në murin e një shkolle

Një burrë është arrestuar pasi  kishte shkruar “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” në Vushtrri.

Shkolla, sipas njoftimit të forcave të rendit shfrytëzohet nga komuniteti serb. Sipas policisë, raportimi ka qenë se i dyshuari ka bërë të njëjtin grafit në shtëpinë e dikujt.

Rasti ka ndodhur të enjten ndërsa policia e ka cilësuar si prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.