Ilustrim

Vushtrri, arrestohet për armëmbajtje pa leje kosovari me shtetësi zvicerane

Në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë policia ka arrestuar të dielën një burrë me shtetësi të Zvicrës pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.