Vushtrri, arrestohet një person pasi kanosi zyrtarin policor

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri.

Personi i arrestuar dyshohet që e ka kanosur një zyrtar policor që ishte në një plan operativ në rroba civile.

Në momentin e arrestimit, personit të dyshuar i është konfiskuar një mjetë i prehtë(thikë).

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:40 minuta.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është liruar.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.