Vushtrri: Aksidentohen dy vetura, katër të lënduar

Dje rreth orës 14:10 në Vushtrri është raportuar për një aksident trafiku mes dy veturave.

Në raportin e policisë thuhet se përpos dëmeve materiale, të lënduar kanë mbetur dy ngasësit dhe dy pasagjerë.

Tutje në raport thuhet se të lënduarit kanë marr trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.