FOTO: Aksident me të lënduar në hyrje të Graçanicës

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në hyrje të Graçanicës.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës për KALLXO.com ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 ku kanë qenë të përfshira dy automjete.

Sipas Ahmetit, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në vendin e ngjarjes prezente ka qenë policia si dhe ekipi i ambulancës.