Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto nga arkivi.

Vuçiq: Populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë.

Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social instagram.

“Populli serb nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë, çfarëdo që të ndodhë, sepse për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova dhe Metohia të jenë të sigurt dhe të vetëm”- shkruan Vuçiq.

Ai thotë se do të vazhdojë të mbrojë interesat e tyre kombëtare.

“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë”- ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb tha se beson që do të ketë sukses në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për popullin serb.

Më 5 nëntor, zyrtarët serbë njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri të vendit, përfshirë nga policia, gjyqësori, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria.