Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

Vuçiq nga Krushevci: Serbia feston Vidovdanin si fituese

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sot për Vidovdanin, për të cilin thotë se Serbia duhet ta festoj si fituese, si komb, një shtet që u ngrit nga humbja, mori mësime, kujtoi gabimet, por mbi të gjitha si njerëz të lirë dhe krenarë.

Ai mori pjesë në festimin e asaj që njohët si Beteja e Kosovës në Krushevac ku vuri një kurorë në “Monumentin për Heronjtë e Kosovës”.

“Ajo që është më e rëndësishmja sot është që Serbia, të cilën ata donin ta vrisnin dhe shkatërronin në Vidovdan në 1389, jo vetëm që nuk vdiq, por lindi shumë herë pas kësaj., dhe sot nuk është vetëm sfera qiellore e heronjve”, transmetojnë mediat serbe.