Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një përleshje me thika që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25, në Dragobil të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar për  zëdhënësi i policisë , Daut Hoxha.

“Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marrë pjesë në një rrahje në rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil – Burim dhe si pasojë e lëndimeve të marra mjeku ka kanstatuar vdekjen e një personi.”, tha Hoxha.

Më tej deklaroi se janë arrestuar personat e dyshuar dhe dy automjete janë konfiskuar.

“Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe po ashtu 2 automjete janë konfiskuar. Është inicuar rasti “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’ , ku hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.”, deklaroi ai./21 Media.