Ilustrim

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesante ka ndodhur një vrasje në tentativë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë pas mesnate, tre persona kanë pësuar lëndime pasi që janë sulmuar nga dy të dyshuar.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.

Sipas policisë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.