Ilustrim

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00,  më Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, është raportuar se dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave.

Në vendin e ngjarjes policia  ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës.

Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar e as të lënduar.