Vrasje në tentativë në Miradi të Poshtme

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Miradi e Poshtme të Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, raportohet se një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti nën hetime.