Vrasje në Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur para disa minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Një person i dyshuar është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë qe dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion të ndriqimit të plotë të ketij rasti​”, ka thënë Ahmeti.