Ilustrim

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për një vjet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndëshkuar shoferin e një automjeti që ka drejtuar automjetin më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në zonën e kufizimit 40 km/h i njëjti ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 92 km/h.

“Drejtuesi i automjetit gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë në segmentin rrugor në zonën urbane në Vushtrri, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 92 km/h” – theksohet në njoftim.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti në territorin e Kosovës.