Ilustrim

Vozitësi 17 vjeçar vdes në aksident në Mitrovicë

Në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Si pasojë e aksidentit vozitësi 17 vjeçar me inicialet A.K ka vdekur ndërsa pasagjeri I.A, 20 vjecar, është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vend të ngjarjes kishte dalë policia e Kosovës si dhe mjeku kujdestar i cili e edhe konstatoi vdekjen e vozitësit.

Sipas raportit të Policisë dyshohet se deri tek aksidentit erdhi si pasojë e vozitjes së shpejtë ku drejtuesi i automjetit kishte humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë kontrollit dhe është rrokullisur  poshtë urës dhe ishte përfshi nga zjarri.

Pasagjeri kishte arritur të dal nga automjetit kurse vozitësi ka mbetur brenda automjetit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti e Mjekësisë Ligjore, thuhet në komunikatën e policisë në rajonin e Mitrovicës.