Ilustrim

Vodhi pajisjet e shkollës, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren më 02.07.2024 për vjedhje të rëndë.

Sipas Policisë, më 01.07.2024 u raportua se një person i panjohur ka depërtuar në objetin e shkollës në fshatin Lutogllavë dhe ka vjedhur pajisje elektronike.

Policia pas mbledhjes së dëshmive ka identifikuar të dyshuarin.

Në njoftim thuhet se i dyshuari u arrestua dhe se prona e vjedhur u gjet në shtëpinë e tij.

Prokurori ka vendosur që të dyshuarin ta ndalojë për 48 orë.

Sipas njoftimit, po punohet në kompletimin e rastit dhe ngritjen e kallëzimit penal.