Foto: KALLXO.com Ilustrim

Vodhi këpucët në korridoret e ndërtesave, arrestohet burri në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën një burrë në Gjakovë është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur këpucë në korridoret e ndërtesave.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” është bërë e ditur në njoftimin e policisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën “Emin Duraku” në Gjakovë.