Vodhën katër laptop në një shkollë fillore, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar pasi të njëjtit në shkollën fillore në Pozhoran të Vitisë, kanë vjedhur katër kompjuterë – laptop në vlerë të 2,500 eurove.

Rasti ka ndodhur më datën 14 dhe 17 janar.

Kompjuterët janë konfiskuar në tre lokacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.