Vlera e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut më e vogël se atyre të Kosovës

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar befasinë më të madhe në futbollin e kombëtareve, kur të enjten në mbrëmje eliminuan kampionët e Evropës nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror.

Goli i minutës së 93 nga Maqedonia e Veriut ia pamundësoi Italisë pjesëmarrjen për të dytën herë me radhë mungesën në garën më të madhe në botë për kombëtare.

Vlera e kombëtares së Maqedonisë së Veriut është 64 milionë euro, sipas ueb faqes për vlerësimin e ekipeve dhe futbollistëve transfermaket.de.

Në anën tjetër, vlera e futbollistëve të kombëtares së Kosovës është për 4 milionë euro më e madhe.

Vlera e futbollistëve të Kosovës kap shifrën e 68.45 milionë euro.

Kosova dhe Maqedonia u përballën mes vete me 8 tetor të vitit 2020 në gjysmëfinalen që vendoste se cila kombëtare do të merrte pjesë në kampionatin evropian “Euro 2020”, e që u fitu nga fqinjët tanë.

Pas asaj fitore, Maqedonia fitoi në përballje kundër Gjeorgjisë dhe arriti që të shkonte në kampionatin evropian “Euro 2020”, por që nuk arriti që të kalonte fazën e grupeve.

Futbollisti që ka vlerën më të madhe te Kombëtarja e Maqedonisë është Eljif Elmas. Ai në tregun e futbollit ka vlerë 24 milion euro.