Ilustrim

Vjedhje e rëndë në Skenderaj

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje brenda një shtëpie në Skenderaj.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Policia ka njoftuar se ankuesi ka raportuar në polici se persona të panjohur, me force kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur para dhe gjësende të tjera.

Sipas ankuesit  të dyshuarit kanë arritur të vjedhin 200 euro para të gatshme, stoli ari dhe bizhuteri.

Nuk raportohet për persona të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.