Foto: Ilustrim

Vjedhje e rëndë në një lokal në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë.

Për këtë vepër është arrestuar një person nën dyshimin e i njëjti me forcë kishte depërtuar në brendinë e një lokali dhe aty ka vjedhur: një telefon mobil, dy orë dore dhe 340 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor.