foto: Ilustrim

Vjedhje e rëndë brenda një shtëpie në Novobërdë

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Pasjak të Novobërdës.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pronari i shtëpisë ka raportuar se persona të panjohur i është thyer shtëpia, ku nga aty i është vjedhur një pistoletë me leje, dhe dy karikator me 16 fishekë.

Në lidhje më këtë rast është njoftuar edhe prokurori, por nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.