Foto-ilustrim

Viti, arrestohet për kontrabandë

Një person në Viti është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia e Kosovës kishte gjetur 1815 pako me 197 artikuj që ishin pa asnjë dokumentacion.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave  (197 artikuj ne sasi totale 1815 pako)  pa dokumentacion mbi blerjen dhe prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.