‘Vidovdani’: Policia e Kosovës ia merr bluzën me thirrje nacionaliste një qytetari

Qytetarë të komunitetit serb sot pritet të shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Kosovës e viti 1389.

Ekipet policore në fshatin Gazimestan të Obiliqit janë duke vazhduar t’i kontrollojnë qytetarët të cilët do të marrin pjesë në festën e ‘Vidovdanit’.

Ata janë duke kontrolluar qytetarët për ndonjë gjë të jashtëligjshme ose për bluza me thirrje nacionaliste.

Ekipi i KALLXO.com i cili ndodhet në Gazimestan raporton se deri më tani vetëm një qytetar është prezantuar me bluzë me thirrje nacionaliste.

Të njëjtit i është marr bluza nga Policia e Kosovës dhe i është lejuar që të vazhdoj tutje.

Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe.

Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.

Serbët sot festojnë ‘Vidovdanin’