Ilustrim

Vidhet një veturë në Prishtinë

Një banorë i lagjës Ulpiana në Prishtinë ka raportuar se i është vjedhur vetura.

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur dje.

Sipas raportit, vetura ka qenë e parkuar në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Lënda është inicuar dhe rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës, thuhet tutje në raport.

Dje KALLXO.com ka raportuar për një veturë të vjedhur në pikë të ditës në Prishtinë, e cila më vonë ishte gjetur në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut.

VIDEO: Vidhet vetura në pikë të ditës në Prishtinë