FOTO ILUSTRIM

Vidhen llaptop brenda një lokali në Gjilan

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur dje në Gjilan.

Një grua ka raportuar në polici se disa persona të dyshuar dhe të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një lokali dhe kanë vjedhur llaptop të tipave dhe modeleve të ndryshëm.

Në lidhje me këtë rast është njohur prokurori, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.