Vidhen dinarë të Serbisë dhe një kryq brenda objektit fetar në Obiliq

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate brenda një objekti fetar në Obiliq.

Sipas njoftimit, disa persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në objektin fetar, ku kanë vjedhur një çantë me para, dinarë serb, në vlerë rreth 120 euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se është vjedhur edhe një libër dhe një kryq.

Rasti po vazhdon të hetohet përderisa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.