(VIDEO) Vijon protestimi i qytetarëve në Jarinje

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pikën kufitare në Jarinjë si dhe në qytetet në veri të Kosovës, Leposaviq dhe Zubin Potok pas vendimit për mbulimin e targave të  veturave serbe që hyjnë në Kosovë.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar afër pikës kufitare në Jarinjë.

Afër kësaj pike, shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë dalë si shenjë protestë ndaj vendimit.

Pranë tyre janë duke qëndruar edhe KFOR-i si dhe autoambulancat.