VIDEO: Veprim i rrezikshëm i një shoferi në Fushë-Kosovë

Një shofer ka bërë një varg shkeljesh teksa po voziste veturën e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë.

Përveç që ka qarkulluar në shiritin e paraparë për biçiklistë dhe nëpër trotuar, shoferi ka hyrë në semafor derisa ishte e ndezur drita e kuqe.

Gjithashtu, më pas ai ka lëvizur në të majtë, duke kaluar tre korsi me vetura dhe të merrte drejtimin për Prishtinë.

Këto janë pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar: