VIDEO - Qenit në Mitrovicë i vihet flaka

Një qenit në Mitrovicë i është vënë flaka nga persona të panjohur.

Në një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale shihet se qeni vrapon i përfshirë në flakë.

Video është postuar nga një qytetar, ku sipas tj rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas qytetarit, një gjë e tillë ka ndodhur pas paralajmërimeve të qeverisë që si masë mbrojtëse ndaj coronavirusit, qytetarët nuk duhet të kenë kontakt me kafshët.

Nuk dihet nëse ka të arrestuar dhe kush është dorasi i kësaj vepre.