VIDEO - Puna 'shkel e shko' e Komunës së qeverisur nga Shpend Ahmeti

Për gati dy vite qytetarët e lagjes Kalabria në Prishtinës kanë udhëtuar mbi rrugën e prishur të kësaj lagjeje.

Rruga “Ali Vitia” është prishur për shkak të ndërtimit të kolektorit të ujërave të zeza punimet e të cilit janë ndërprerë para më shumë se dy vitesh.

Banorët e lagjes i thanë KALLXO.com se rruga është shtruar mbi një terren jo të mirë ndërsa punimet nuk janë cilësore.

Skaj asfaltit nuk janë vendosur ndarëset e betonit ndërsa në njërën pjesë të asfaltit të ri uji krijon puseta.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë fushatës së tij zgjedhore ka premtuar që kolektori në ‘Kalabri’ dhe në lagjen ‘Mat’ do përfundojnë në dy vitet e para të qeverisjes.

Përveç rrezikut nga kolektori i hapur problem është edhe kundërmimi nga ujërat e zeza, sidomos gjatë ditëve me diell.

Nga Komuna vazhdimisht deklarohet se arsyeja për ndërprerje të punimeve është pronari i tokës nëpër të cilën kalon kolektori për ujërat e zeza.

 

Kallxo.com ka raportuar disa herë për dëmtimet në këtë rrugë si dhe kolektorin e hapur në këtë lagje.