Shtëpia duke u djegur - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Prishtinë, digjet një shtëpi

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Prishtinë.

Shtëpia në flakë është në rrugën “Shaip Kamberi”, në Lagjen e Muhaxherëve.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë incident.

Sipas qytetarit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë si dhe të zjarrfikësve.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes.