VIDEO: Prishtinë, aksident mes 4 veturash

Një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 4 vetura ka ndodhur rreth orës 22:00 në qendër të Prishtinës.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar pamje, në aksident janë të përfshira së paku 4 vetura.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident që ka ndodhur afër kompleksit “Lesna”, afër udhëkryqit te katedralja “Nënë Tereza”.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari: