(VIDEO) Pa maska, policët ‘pushtojnë’ marketin në Komoran

KALLXO.com ka siguruar një video ku shihen disa polic, një numër i madh i tyre, duke hyrë në një nga marketet në Komoran, pa respektuar masat kundër COVID-19 dhe pa mbajtur maska mbrojtëse.

Në videon e siguruar nga KALLXO.com, policët përveç që nuk posedojnë maska, nuk mbajnë as distancën e nevojshme mes vete, siç rekomandohet sipas masave kundër pandemi që janë në fuqi.

Në anën tjetër, numër i madh i qytetarëve gjobiten për çdo ditë nga Policia, për shkak të mosrespektimit të këtyre masave antiCOVID-19.

Vetëm gjatë ditës së sotme, sipas raportit të rregullt ditor të Policisë së Kosovës, 707 qytetarë janë dënuar për mosrespektim të masave anti-pandemi.