Foto: KALLXO.com

VIDEO: Një lokal kaplohet nga zjarri në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, te kompleksi “Santea”.

Një qytetar ka dërguar video dhe fotografi në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se Zjarrfikësit kanë arritur për të fikur zjarrin.

Rastin për KALLXO.com e kanë konfirmuar edhe nga Policia në rajonin e Prishtinës, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nga ky zjarr, zëdhënësi Bajram Krasniqi ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk dihen.

Kjo është video dhe fotografia e dërguar nga qytetari