(VIDEO) Momenti kur autori ndez lëndën plasëse dhe e hedh brenda banesës së drejtuesit të PD-së

 

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së në qytetin e Shijakut gjatë mbrëmjes së kaluar. Kamera e sigurisë së familjes Vora ka fiksuar autorin natën e kaluar teksa vendos lëndën plasëse në derën e shtëpisë.

Top Channel ka siguruar pamjet e autorit që qëndron jashtë derës, ndez lëndën plasëse, e hedh brenda shtëpisë dhe ia mbath. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme materiale dhe tronditje e fortë për anëtarët e familjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa nuk dihen ende autorët. Policia deklaron se po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top channel