Ilustrim

VIDEO: Momenti i ndërhyrjes së Policisë në bastoret e Vushtrrisë

 

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte shfaqi pamjet ekskluzive nga momenti i ndërhyrjes së Policisë në gjashtë lokacione të basteve në Komunën e Vushtrrisë.

Gjashtë lokacione u bastisën papritur nga drejtoria kundër krimit të organizuar në Policinë e Kosovës.

Bastisjet erdhën pasi ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kishin arritur të filmonin duke luajtur në  katër nga këto gjashtë lokacione të basteve në Vushtrri.

Kamerat e fshehta kapën pamjet të cilat tregojnë aktivitetin e kundërligjshëm të këtyre lokaleve.

Sikurse sonte, edhe muaj më parë emisioni “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet e lojërave të fatit në komuna të ndryshme të Kosovës edhe pse ky lloj biznesi është i ndaluar me ligj.