VIDEO: Baste ilegale në komunën e Vushtrrisë

 

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet duke vënë baste në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Vushtrrisë.

Hulumtuesit e Drejtësia në Kosovë kanë arritur të filmojnë fshehurazi mënyrën e funksionimit të këtyre basteve në komunën e lashtë të Vushtrrisë.

Katër nga gjashtë lokalet e lojërave të fatit janë filmuar duke e ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të basteve.

Sikurse sonte, edhe muaj më parë emisioni “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet e lojërave të fatit në komuna të ndryshme të Kosovës edhe pse ky lloj biznesi është i ndaluar me ligj.