VIDEO: Momenti kur Policia thyen me forcë derën e bastores

 

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e aksionit të njësitit kundër krimit të organizuar në Komunën e Vushtrrisë.

Gjatë bastisjeve në gjashtë lokacione të kësaj komune, u desh të përdorej edhe forca.

Emisioni shfaqi pamje nga momenti i thyerjes së derës në një lokacion në të cilin po luhej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Bastisjet erdhën pasi ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kishin arritur të filmonin duke luajtur në  katër nga këto gjashtë lokacione të basteve në Vushtrri.

Kamerat e fshehta kapën pamjet të cilat tregojnë aktivitetin e kundërligjshëm të këtyre lokaleve..

Sikurse sonte, edhe muaj më parë emisioni “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet e lojërave të fatit në komuna të ndryshme të Kosovës edhe pse ky lloj biznesi është i ndaluar me ligj.