Foto: Policia e Kosovës

Gjilan, një i arrestuar për organizim të lojërave të fatit

Një 52-vjeçar me inicialet I.G. është arrestuar nën dyshimin se ka organizuar lojëra fati në një lokal.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në Gjilan nga zyrtarët policorë.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë kanë hasur në një lokal i cili funksiononte si bastore ilegale.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Gjilanit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë kontrolluar lokali dhe disa objekte të tjera përcjellëse të 52-vjeçarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar mjete dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojëra të fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, të dyshuarit  i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.