Ushtria ukrainase, Foto: Presidenca e Ukrainës

(VIDEO) Koktej molotovi dhe armë personale, si po luftojnë ukrainasit?

Civilë ukrainas në periferi të Kievit kanë marrë armët për të ndihmuar forcat ushtarake në luftën kundër rusëve.

Një ndër ta është edhe Juri, i cili përpara se të fillonte konflikti, ka punuar si ekonomist dhe nuk e ka ditur se si përdoret arma.

“Deri para dy dite nuk kam menduar se do t’i bashkohem ushtrisë, mendova se nuk di të përdor armën, dhe dje e kam parë që rusët janë në qytet. Kam ardhur në një pikë ku kam ndryshuar mendje dhe kam vendosur që duhet të bëj diçka”, ka thënë ai.

Ai i tregon sesi qytetarët përgatisin koktejët e molotovit dhe ia sjellin për të luftuar ndaj rusëve.

Për të parë pamjet klikoni në këtë LINK.

Sot, është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse Rusinë.

Përmes një dekreti të datës 24 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, djemve dhe burrave 18-60 vjeç ua ndaloi të largoheshin nga Ukraina./CNN

Përgatiti: Arta Sopi