VIDEO - Isa Mustafa e quan ‘arbitrar’ vendimin e Supremes për votat e diasporës

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sonte në emisionin “Argument plus” në RTV 21 foli edhe për zvarritjen e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Ai e quajti arbitrar, vendimin e Gjykatës Supreme për t’i numëruar votat e ardhura me vonesë nga diaspora, kjo sipas tij nuk është bërë konfrom ligjit.

“Në qoftë se ne bijmë këso vendime tani atëherë këto vendime do të jenë të dëmshme për proceset që vijnë prapa. Disa vendime të tilla nuk i kemi pasë të themi për zgjedhjet në disa komuna ose deformime të tjera, në këtë aspekt po them që është më tepër vendim arbitrar.”, tha Mustafa, përcjell portali rtv21.tv.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkatdhetarët për zgjedhjet e 6 tetorit, të cilat kanë ardhur në Kosovë me disa ditë vonesë, edhe pse data e dërgimit ishte brenda afateve ligjore.

Gjykata Supreme ka vendosur që të numërohen votat e mërgatës.

KQZ ka numëruar sonte këto vota dhe në bazë të rezultateve të këtij komisioni del se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media