VIDEO - Hapet konkursi për mbi 1 mijë vende për specializimin në mjekësi

Minstri i shëndetësisë, Armend Zemaj në konferncë për media ka bërë të ditur se është hapur konkursi për shkollim specializim për mjekët.

“Krahas luftës me pandemi kemi punuar paralelisht edhe me procese tjera, njëri prej tyre është ky proces (i specializimit). Ne arritëm këtë proces të bllokuar tash e 4 vite për 3 javë. Për katër vite katër gjeneratave i është mohuar specializimi.”, ka thënë Zemaj.

Tutje ai ka bërë të ditur se numëri i personave të cilët do të pranohen në këtë konkurs është 1034.

“Sot shpallim 1034 vende për këtë konkurs”, është deklaruar Zemaj.